Takim me Njësinë 7: Kodi i Ri të bllokojë trafikun e mandateve

img-20161115-wa005Partia Republikane ka kërkuar sërish me forcë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Financimi i fushatave nga buxheti i shtetit, listat e hapura, bllokimi i trafikut të mandateve, kanë qenë disa nga kërkesat që janë parashtruar gjatë një takimi që kryesia e Partia e Republikane, kishte me elektoratin në Njësinë 7 në Kryeqytet. Gjatë këtij takimi, ku binte në sy pjesëmarrja e madhe e rinisë, kryetari i Partisë Republikane për Tiranë, zoti Blendi …..….Sulaj u shpreh se reforma më e rëndësishme për të cilën ka nevojë Shqipëria, është ajo Zgjedhore. “Nuk do të mund t’u garantojmë shqiptarëve dot një proces zgjedhjesh të lira dhe transparente, – është shprehur Sulaj gjatë fjalës së tij, – nëse do të shkojmë në zgjedhjet e 2017 me këtë Kod Zgjedhor. Duhet patjetër që politika shqiptare të reflektojë me qëllim garantimin e votës së lirë dhe të mos shikojë me larg se pazaret e momentit”. Më tej gjatë fjalës së tij, Sulaj theksoi edhe disa prej kërkesave që Partia Republikane ka kohë të cilat i ka bërë prezent në lidhje me ndryshimet e kërkuara zgjedhore, si:

-Identifikim, votim dhe numerim elektronik;

-Heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.

-Votimi me lista te hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të Partive

-Financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj

-Nje rregullim i drejtë dhe proporcional në Media

-Ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR

 Gjatë këtij takimi, përfaqësues të elektoratit të njësisë 7 shprehën shqetësimet e tyre në lidhje me premtimet e pambajtura te Rilindjes, e cila tashmë e ka zhytur vendin në një varfëri totale, ekonomi të rrënuar, korrupsion pa fre dhe e ka lënë vendin në dorë të bandave të kanabisit.|
Në këtë takim, merrnin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Republikane, zoti Arjan Madhi, si dhe përfaqësues të tjerë të Kryesisë së PR. Edhe zoti Madhi, gjatë fjalës së tij, përveç lënies së detyrave organizative për drejtuesit e PR në Njësinë 7, vuri në dukje edhe indiferencën e qëllimshme të aktorëve politikë, mbi një prej kërkesave themelore për Kodin e ri Zgjedhor, sic është numërimi elektronik.

 

Comments are closed.