Takim te Njësia 11: Të rinjtë të mos ikin, që të rikthejnë shpresën

img-20161119-wa000Kryesia e Partisë Republikane zhvilloi një takim me strukturat e njësisë 11, në vijim të takimeve në të gjitha njësitë që do të bëhen përpara Konventës së Degës së PR Tiranë
Në këtë takim, u diskutua për ecurinë e strukturave dhe anëtarësisë së PR, si dhe mënyra e organizmit …….….për zgjedhjet e vitit 2017.
Kryetari i PR, dega Tiranë, Blendi Sulaj theksoi: Se ndodhemi perballë qeverisjes më të  keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë është shumë e rëndësishme që qytetaret dhe të rinjtë mbi të gjitha të qëndrojnë në Shqiperi dhe të japin kontributin e tyre në forcimim e demokracisë. Qeveria po mbështet bandat të cilat nëpërmjet veprimeve të paligjshme, nëpërmjet shitjes së kanabisit, po rrisin pasuritë e tyre, vetëm me një qëllim që këto para t’i përdorin për blerjen e votave ne 2017”.
Gjithashtu kryetari PR, dega Tiranë, z.Sula shtoi në fjalën e tij: Se koalicioni i së djathtës duhet të jetë brenda vlerave të partive të djathta me qyetaret, biznesin, të përndjekurit, pronarët, të rinjtë dhe të gjithë ata që përqafojnë idetë e djathta. Qytetarët sot të ndodhur perballë një situate shumë të rëndë ekonomike kane nevojë për një qeveri që është pranë halleve dhe problemeve të tyre dhe jo të jetë kjo e fundit problemi”.

Comments are closed.