Të rinjtë republikanë “leksione” nga ish-këshilltari i Reganit

img_20161004_185328-1Një grup të rinjsh dhe intelektualë në kryeqytet, patën rastin të takojnë dhe të bisedojnë me një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-presidentit amerikan Ronal Regan. I ftuar nga Forumi Rinor Republikan, Jack Wheeler, i njohur edhe si themeluesi i doktrines se Reganit kundër ish-Bashkimit Sovjetik, se bashku me kryetarin e Partisë Republikane, zotin Fatmir Mediun, zhvilluan një takim të përzmerët dhe ….…të hapur me të rinjtë që mbështesin idetë e djathta dhe që aspirojnë të futen në politikë.

Në fjalën e tij e para të rinjve, zoti heeler u shpreh se nuk është asnjëherë vonë për të ndërmarrë aksionin e duhur, për te qenë pjesë e vendimarrjes dhe për të mos e lenë fatin në duart e atyre që të qeverisin. “Qytetarët, sidomos të rinjtë, duhet të jenë zot të fateve të tyre të u shpreh u ai. Nuk duhet ta lini veten të udhëhiqeni apo të mposhteni nga zilia për arritjet e të tjerëve, pasi kështu do të shkoni drejt Komunizmit, Fazhizmit ose Terrorizmit. Por duhet të punoni që edhe ju të keni suksese dhe arritje në jetë, duke forcuar në kë mënyrë shtyllat e demokracisë në vendin tuaj” u shpreh Ëheeler.

Gjatë diskutimeve të hapura dhe mjaft entuziaste, Wheeler tregoi edhe eksperiencat e jazhtëzakonshme të përjetuara nga afër në momentet më të vështira të Luftës së Ftohtë, strategjitë dhe arritjet e Shteteve të Bashkuara kundër spiunazhit dhe KGB-së ruse, por gjithashtu dha spjegime edhe në  lidhje me zhvillimet e fundit të gjeolpolitikës në Europën Lindore dhe Ballkan, apo edhe mbi sfidën e fundit që është lufta me ISIS dhe Terrorizmin.

Gjithashtu gjatë këtij takimi e mori fjalën dhe kryetari i Partisë Republikanë shqiptare, zoti Fatmir Mediu, I cili dukle folur për idetë e djathta që kanë udhëhequr drejt zhvillimit vendet më të fuqishmë të planetit, u ndal edhe në situatën në vend, duke vënë në dukje tendencën e qartë të qeverisë Rama për të nënshtruar njerëzit me anë të frikës dhe skamjes.

Comments are closed.