Të rinjtë republikanë në protestë me ish pronarët kundër ligjit të pronave

Ish-pronarët protestojnë parapra Parlamentit për ligjin e pronave, i cili pritet të diskutohet sot në seancën plenare. I pranishëm në protestën e ish-pronarëve ishte edhe kryetari I Forumit Rinor të Partisë Republikane, Blendi Sulaj, i cili tha se ky ligj bie ndesh me kushtetutën por edhe me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sulaj tha se PR do ta kundërshtojë në Parlament këtë ligj dhe nëse ai miratohet, ankesa e PR do ti adresohet Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit Nishani për ligjin e kthimit dhe kompesimit të pronave. Ligji i qeverisë për kthimin dhe kompesimin e pronave pritet të diskutohet në seancën plenare dhe ku pritet që mazhoranca ta votojë pa asnjë ndryshim e për rrjedhojë të hyjë në fuqi pa firmën e Presidentit.

Comments are closed.