Tur në Gjokaj, Levan dhe Picar: Ekonomi me taksa të ulëta

Kryetari i Partisë republikane zoti Fatmir Mediu zhvilloi disa takime elektorale gjatë ditës së djeshme. Dhjetra banorë dhe simpatizantë nga fshati Gjokaj, pranë bashkisë së Vorës, i rezervuan një pritje të ngrohtë kreut republikan, I cili shpalosi para tyre programin politik dhe ekonomik të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, zoti Mediu theksoi se forcimi i ekonomisë individuale …..…..nëpërmjet taksimit të ulët  do të jetë celësi i suksesit të “Republikës së re”.

Një tjetër takim ishte edhe ai me banorët e Levanit në Fier. Përpara tyre, zoti Mediu u shpreh se tashmë qeveria Rama, ka dështuar në të gjitha premtimet e saj, por kryesisht në atë të vendosjes së ligjit dhe territorit nën kontroll.

Një tjetër takim gjatë ditës së djeshme, ishte edhe ai me banorët e fshatit Picar, pranë bashkisë Vorë, ku zoti Mediu bashkëbisedoi me  fermerët e zonës në lidhje me incentivat që parashikon për ta programi i Partisë Demokratike, ku investimet në bujqësi do të jenë në nivelet maksimale.

Comments are closed.