Zgjedhjet 2017, Mediu takime me banorët e Prezës

“Ekonomia e fortë, në bazë të një program të hartuar nga specialistët e kancelares Merkel, është motori që do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza” u shpreh kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu në një takim me banorët e Prezës. I shoqëruar edhe nga kryetari I bashkisë së Vorës, Mediu paraqiti pjesë të programit ekonomik të “Republikës së Re, e cila sipas Mediut nuk është asgjë më shumë se kthimi I pushtetit dhe parave te duart e qytetarëve dhe jo më te klientela e dyshes që qeverisi për katër vjet….…..

Mediu u ndal në poltikat që do të ndiqen për zhvillimin e bujqësisë, sektor i cili pothuajse u shkatërrua tërësisht gjatë qeverisjes së Rilindjes.

Gjithashtu Mediu nënvizoi edhe prioritet që do të ketë qeveria e drejtuar nga Lulzim Basha, ndaj shtresave në nevojë, duke i asistuar ato në pagesat e energjisë elektrike dhe të ujit.

“Vetëm duke votuar nr.6, Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, Preza dhe gjitha Shqipëria, do të dalin nga kriza ekonomike, duke kthyer mirëqënien dhe prosperitetin për cdo familje” përfundoi Mediu.

Comments are closed.